Le te flasim per…

Ne kohet e vjetra njerezve u eshte transmetuar se seksualiteti eshte vetem per te lindur femijet. Marredheniet seksuale qe nuk i sherbejne ketij qellimi, konsiderohen si mekat. Kjo ishte ne te gjithe boten keshtu.

Edhe sot ka njerez qe kane te njejtin mendim. Sot eshte normale te kesh marredhenie seksuale edhe kur nuk i sherben lindjes se femijeve. Marredhenit seksuale perbejne nje aspekt te vecante te personalitetit te njeriut, te cilat jane te rendesishme si per shendetit ashtu edhe per marredheniet me partnerit. Edhe pse ndikime te jashtme si reklamat, televizori apo revistat te ngjallin pershtypjen se seksi eshte nje gje e vetedijshme, shumica e njerezve e kane te veshtire te flasin per te, apo ta jetojne ate ne menyre te lire e te pamvarur. Ne mendjen e shume njerezve mbizoterojne perfytyrime dhe figura joreale. Vecanerisht per te rinjte mund te jete teper e veshtire per te gjetur rrugen e vet ne kete kaos. Seksi nuk eshte as sport qe mund te kryhet ne menyre perfekte, sic mundohetindustria e filmave porno te na mesoje, as veper e djallit qe duhet te mallkohet si mekat sic mundohen te perserisin shume here shume oratore te fese dhe te botes.

Ne fakt seksualiteti eshte nje gje e mahnitshme. Por vetem ne qofte se na lenen te lirshem, ne qetesi, ne qofte se nuk perpiqen te na tregojne se cila eshte “rruga e duhur”. Seksualiteti eshte si nje vend i ri i larget dhe i panjohur qe duhet ta zbulojme. Ka shume gjera per te zbuluar dhe te reja per te provuar. Me kalimin e kohes njerezit mund te zbulojne ane te reja tek vetvetja, te mesojne se si te kuptojne veten dhe te tjeret - per te vendosur pastaj ne qofte se nje gje na ben mire apo jo ose eshte e bukur apo jo.