Si behet njeriu…
Si behet njeriu heteroseksual, gei, lesbik, biseksual? Njerezit kujtonin perpara se djalli i terhiqte ata ne „mekate seksuale“. Prandaj te gjitha format qe devijonin nga norma heteroseksuale, ishin te ndaluara. Njerezit perndiqeshin dhe vriteshin per shkak te orientimit seksual te tyre. Homoseksualet i internonin nen regjimin nazist ne kampe perqendrimi, shume vdisnin. Para pak kohesh ne Iran u varen dy te rinj per „imoralitet“. Pyetja se si e gjejne njerezit orientmin e tyre seksual nuk eshte 100 per qind e sqaruar. Ekzistojne shume teori. Per femrat dhe meshkujt heteroseksuale nuk pyet askush,: Pse je ti heteroseksual? Ndoshta sepse heteroseksualiteti shihet si gje „normale“. Por kush vendos, se cfare eshte „normale“? Ekzistojne vende dhe kultura ku homoseksualiteti gjithashtu „normal“ eshte si edhe heteroseksualiteti. Nder disa kultura te vjetra bile, ciftet e te njejtes gjini i shihnin si te derguarit e zotit dhe i benin prifta ose predikues. E sigurte eshte se asnje njeri nuk shtyhet per homoseksualitet. Eshte e gabuar te kujtosh se nje „burre i keq“ ose nje „grua e keqe“ e ben djalin apo vajzen homoseksual. Ne disa shtete homoseksualiteti mallkohet sie dekadence perendimore. Por edhe ne keto kultura kishte dhe ka homoseksualitet ne te gjitha kohrat.