Cfare thote zoti per kete?

Ne duhet te dallojme midis besimit dhe perfaqesuesve publike te feve. Pothuajse te gjitha fete publike kane probleme me seksualitetin e ne vecanti me homoseksualitetin. Me qindra vjet i ndiqnin dhe i vritnin burrat gei dhe grate lesbike ne emer te zotit. Shume fe dhe sekte fetare nuk e pranojne edhe sot homoseksualitetin. Ne disa shtete homoseksualiteti perndiqet akoma, lesbiket dhe geit i fusin ne burg ose i ekzekutojne. Por ne qofte se zoti me ka krijuar keshtu sic jam, si mundet atehere dashuria ime per te njejten gjini te jete nje mekat? Kesaj pyetjeje duhet secili apo secila ti pergjigjet vete. Ne Austri feja eshte nje gje private, askujt nuk i duhet ne cfare apo ne ke besoj. Per anetaret aktive te nje drejtimi fetar sidomos per te rinjte mund te jete nje sprovim i vertete qe mund te ndaje besimin e tyre dhe drejtimin seksual. Kisha katolike si dhe perfaqesues te islamizmit e shohin homoseksualitetin shume negativ dhe marrin si shembull Biblen apo Kuranin. E njejta gje tek judet. Por duke lexuar me kujdes, ne kundershtim me kete duket qarte, se Bibla, Kurani apo Thora nuk e mallkojne homoseksualitetin. Kjo eshte gjithmone nje ceshtje interpretimi por edhe gjithashtu se kush eshte ai qe mbizoteron pushtetin e interpretimit. Megjithate ne te gjitha fete ka edhe forca liberale dhe shoqata besimtaresh qe e jetojne drejtimin e tyre fetar dhe seksual ne harmoni. Kisha evangjeliste dhe ajo katolike e vjeter kane filluar vitet e fundit te eliminojne shume paragjykime dhe mundohen publikisht te intergrojne ne sinagogat e tyre besimtaret lesbike dhe gei. Tek budizmi, tema seksuale eshte tabut. Edhe pse kryetari i budizmit tibetian, Dalai Lama mundohet per te drejtat e homoseksualeve, ekzistojne edhe budistishe shtete ne te cilat homoseksualiteti denohet. Hinduizmi ka kundrejt homoseksualitetit ne pergjithesi nje qendrim shume tolerant. Ne lidhje me kete flitet neper librat e vjeter per „seksin e trete“. Megjithate ne Indi homoseksualiteti eshte i ndaluar, kjo edhe per shkak se keshtu e kane urdheruar dikur ligjet e fuqive koloniale britanike.