Cfare thote ligji?

Homoseksualiteti eshte ne Austri qe nga 1971 i padenueshem. Qysh nga 2002 vlejne edhe per burrat qe kane seks me burra te njejtat kufij moshe si edhe per cifte heteroseksuale ose gra qe kane seks me gra: Nga mosha 14 vjec lejohet seksi pa denim. Por nga mosha 14 deri ne 16 vjec ka disa kufizime. Keshtu psh. nuk lejohet ne kete moshe seksi kundra pageses. Ne vendin e punes jane lesbiket dhe geit te mbrojtur nga diskriminimi. Sipas nje udhezimi te Bashkimit Europian, asnje njeri nuk lejohet te diskriminohet per shkak te orientimit te tij seksual si psh. te pushohet nga puna. Cifte te te njejtes gjini nuk lejohen te martohen. Per bashkejetesen homoseksuale vlejne disa te drejta por martesa nuk eshte e mundur. Ne Austri po diskutohet per te vene ne fuqi ligjin per partneritetin, qe te pakten do te permbushe disa te drejta per ciftet e gjinise se njejte. Per tu informuar me shume se si eshte situata aktuale, ose pyetje te tjera per situaten ligjore, jane shenuar me poshte disa qendra informacioni qe jane ne dispozicion.