A kane te gjithe geit SIDA?

SIDA eshte nje semundje akute e sistemit imunitar te trupit, kjo do te thote qe trupi nuk mund te mbrohet me aq mire kundra lloj lloj semundjesh. Shkaktari eshte nje virus qe quhet HIV. Virusi HI transmetohet kryesisht nepermjet gjakut, spermes dhe lengut vaginal. Kjo semundje eshte qe nga viti 1980 e njohur dhe qe nga kjo kohe fluturon edhe tregimi neper bote se vetem meshkujt gei e kane kete semundje. Prandaj shpesh percaktohet si „semundja e geive“. Shume fanatike politike dhe fetare nuk ju vjen turp kur thojne se „SIDA eshte denimi i zotit per jeten mekatare te gejve“. Por SIDA nuk ben dallim nese njeriu eshte homoseksual apo heteroseksual. Eshte e vertete se meshkujt homoseksuale bejne pjese tek grupet me te rrezikuara. Por kjo nuk ka te beje me drejtimin seksual, por me perqindjen e larte te infektimit nga marredheniet seksuale anale qe praktikohen shpesh edhe ndermjet heteroseksualeve. Rreziku i infektimit tek lesbiket eshte me i vogel. Shkenca flet per sjellje te rrezikshme dhe jo per grupe te rrezikshme. Cdo dite ka ne Austri 1-2 te infektuar te rinj me virusin HI. Ne vitin 2006 u shkaktuan rreth 42% te infektimeve prej kontakteve heteroseksuale, prej tyre 20.5% nepermjet shiringave prej perdorimit te droges, ndersa 28% prej kontakteve homoseksuale. Ne vitin 2007 kishte ne te gjithe boten rreth 420 000 infektime te femijeve nen moshen 15 vjec! Ne fund te 2007 kishte sipas UNAIDS ne te gjithe boten 33 milion njerez te infektuar me kete virus. Vetem nje pjese e vogel e tyre jane homoseksuale. Mundesia e vetme per tu mbrojtur kundra SIDA-s (dhe semundjeve te tjera qe transmetohen seksualisht) eshte praktimi i seksit te mbrojtur: Asnjere pa mbrojte eshte rregulli i rendesishem! Mbrojtja per burrat eshte prezervativi ndersa per grate pecetat latex ose te ashtuquajturit Dental Dams. Vetem me prezervativ ose Dental Dams mund te ndalohet penetrimi i gjakut, spermes apo lengut vaginal ne trupin e partnerit ose partneres pa dallim nese marredheniet seksuale jane hetero- apo homoseksuale. Me hollesisht mund te pyetni tek cdo „Aids Hilfe“ apo mjek ose mjeke. Teste pa pagese jane gjithashtu te mundshem dhe shume te keshillueshem.