A eshte „kjo“ e sherueshme…?
Edhe sot sillen predikues kudo dhe pretendojne se mund te „sherojne“ homoseksualitetin. Kjo eshte marrezi. Homoseksualiteti ashtu si edhe heteroseksualiteti nuk eshte semundje. Megjithate shume prinder kujtojne se femijet e tyre me orientime homoseksuale jane te semure dhe i dergojne ata neper terapi plot dhimbje trupore dhe shpirterore, ku femijet dhe te rinjte behen me te vertete te semure si dhe zhvillojne nje marredhenje te gabuar me trupin dhe seksualitetin e tyre. Fatkeqesisht ka akoma mjek dhe mjeke, terapiste qe ofrojne keshi lloj „trajtimesh“. Nuk ka kaluar shume kohe qekur perpiqeshin te „sheronin“ homoseksualitetin me elektroshoks! Edhe pse keto metoda- te pakten ne Austri- nuk praktikohen me, ekzistojne metoda te tjera torturuese per ti sjellur njerezit qe jane te orientuar homoseksualisht, ne „rrugen e duhur“. Seksualiteti nuk eshte nje gje e jonatyrshme dhe as nje gje e ndyre. Gjithmone dhe ne te gjitha kulturat kishte dhe ka burra dhe gra homoseksuale. Pa nje numer te sakte te dhenash ne dispozicion, shkenca supozon nje numer lesbikesh dhe gei prej 5% deri ne 10% ne shoqerine tone. Keto luhatje rezultojne sepse burrat dhe grate homoseksuale, nuk guxojne te japin te njohur orientimin e tyre seksual ne intervista, per shkak te diskriminimit qe mbizoteron ne shoqeri. Pohimi i homoseksualitetit eshte i varur nga rrethanat shoqerore dhe kulturore.